The Weeknd performon këtë vit në finalen e “Super Bowl”
The Weeknd do të këndojë në finalen e madhe të "Super Bowl 2021".

ShowBiz
Autori i shumë hiteve do të interpretojë në një shfaqje, që mund të mbahet me masat paraprake të pandemisë, shkruan The New York Times, transmeton lajmi.net.
The Weeknd, pop-ylli i Kanadasë, është zgjedhur të interpretojë në Super Bowl në shkurt, në një performancë që mund të përballet me sfida për shkak të kufizimeve të pandemisë.
“Ne të gjithë rritemi duke parë ngjarjet më të mëdha në botë duke luajtur Super Bowl dhe vetëm mund të ëndërrojmë të jemi në atë pozitë,” tha Abel Tesfaye, i cili njihet si Weeknd.
Ai ndjehet i nderuar që do të jetë në atë skenë këtë vit.
Përzgjedhja e këngëtarit 30-vjeçar është në përputhje me përpjekjet e fundit të NFL për të tërhequr një audiencë më të gjerë duke lëvizur nga aktet klasike rok të dominuara nga muzikantë të bardhë deri tek artistë me ndjekje të mëdha të rrjeteve sociale, të cilët janë të popullarizuar nga fansat dhe njerëzit me ngjyrë.
The Weeknd ka pasur pesë hite nr. 1, përfshirë “Can’t Feel My Face”, prodhuar pjesërisht nga krijuesi suedez i muzikës Max Martin dhe “Starboy”, krijuar me Daft Punk, dyshja franceze dance-rock.
“Super Bowl” prodhohet pjesërisht nga kompania e Jay-Z, Roc Nation, madje në një deklaratë, reperi tha se “Unikja e tij shpirtërore ka pëcaktuar një brez të ri të madhështisë në muzikë dhe art”. /Lajmi.net/