“The Irishman” – filmi i shumëpritur do të jetë i gjatë 3 orë e 30 minuta

Është zbuluar se filmi i ri “Irishman” do të jetë i gjatë për 3 orë e 30  minuta.

Fun

29/08/2019 17:27

Po, keni dëgjuar mirë. 3 orë e 30 minuta. Në atë kohë ju mund të udhëtoni në një vend tjetër të botës, të shikoni një ceremoni të plot të Oskarit, apo edhe të dëgjoni një album të ri të ndonjë këngëtari/e për më shumë se 3 herë.

Sido që të jetë, puna është se filmi do të jetë tejet i gjatë, mirëpo për fansat e këtij filmi ky është lajm i mirë, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

“Irishman” që është konfirumar të jetë në xhirime që nga viti 2014, por vetëm kohët e fundit është dhënë data e lëshimit, ky film flet për miqësinë dhe besnikërinë midis dy burrave që kryejnë vepra të papërshkrueshme deri sa një ditë kthehen kundër njëri-tjetrit.

Protagonisët kryesor të këtij filmi janë dy aktorët e njohur hollivudian Robert De Niro dhe Joe Pesci duke i ribashkaur këta të për herë të parë që nga viti 1997.

“The irishman” do të bëjë debutimin e tij në festivalin e filmit më 27 shtator, përpara se të godas teatrot e zgjedhura më 1 nëntor dhe në platformën televizive Netflix më 27 nëntor. /Lajmi.net/