The Guardian: A do e ngadalësojë pranvera përhapjen e koronavirusit?
A do të ngadalësohet përhapja e koronavirusit kur pranvera mbërrin në hemisferën veriore? Padyshim që kjo është në të cilën disa liderë politik shpresojnë.
Bota
Donald Trump i tha gjatë një takimi qeveritarëve të SHBA-ve në shkurt se “nxehtësia, në përgjithësi, shkatërron këtë lloj virusi”. Ndërkohë, sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, tha për ITV se pranvera është një lloj shprese për ngadalësimin e përhapjes së virusit, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.
The Guardian shton se në rajone të ndryshme në botë, gripi sezonal dhe koronavirusi kanë tendencë të përhapen më lehtë në dimër. Kjo mund të jetë për shkak se ajri në muajt e ftohtë është zakonisht më i thatë, si brenda, ashtu edhe jashtë, dhe kushtet e thata është vërtetuar që favorizojnë transmetimin e gripit. Sistemet tona imune janë më në rënie edhe gjatë dimrit – ndoshta për shkak të mungesës së rrezeve të diellit dhe niveleve më të ulëta të vitaminës D.
Prestigjiozja britanike tutje thotë se ne gjithashtu kemi tendencë të kalojmë më shumë kohë brenda në dimër. Shkollat në veçanti janë vatër e transmetimit të sëmundjeve infektive; pandemia e gripit të derrit të vitit 2009 në SHBA, për shembull, u reduktua në mënyrë të konsiderueshme gjatë pushimeve verore të shkollës dhe u ringjall me shpejtësi kur nxënësit u kthyen në shkollë në shtator.
“Viruset e vjetra funksionojnë në një kufi më të hollë – shumica e individëve janë imun ndaj tyre”, shkruan epidemiologu i Harvardit Marc Lipsitch. Këto viruse kanë tendencë të shtohen gjatë dimrit sepse stina e dimrit i bën më të favorshme për transmetim.
Disa kanë folur edhe për ngadalësimin e përhapjes së SARS-it, vë në pah The Guardian, në verën e 2003-ës si dëshmi për efektin sezonal, por Lipsitch e cilëson si mit.
“SARS u mbyt nga ndërhyrjet tejet të mëdha të shëndetit publik në qytetet kontinentale kineze, Hong Kong, Vietnam, Tajlandë, Kanada dhe gjetkë. Këto përfshinin izolimin e njerëzve, karantinimin e kontakteve të tyre, ndërmarrja e masës së”distancës sociale” dhe përpjekjeve të tjera intensive “, thotë ai.
Për koronavirusin e ri, The Guardian shkruan se ka më shumë të ngjarë të shuhet nga shëndeti publik sesa mot ii ngrohtë. Shkollat janë një qendër e dukshme e transmetimit, kjo është arsyeja pse Italia ndërmori hapin e mbylljes së të gjitha shkollave dhe universiteteve të saj javën e kaluar.
Por nëse fëmijët nuk janë transmetuesit kryesorë, mbyllja e shkollave mund të jetë një humbje burimesh. Të dhënat e fundit nga Kina sugjerojnë se fëmijët janë të infektuar me një normë të ngjashme me të rriturit, por kanë më pak të ngjarë të kenë simptoma të rënda. Sidoqoftë, nuk është ende e qartë nëse shkollat ishin të hapura ose të mbyllura kur u mblodhën të dhënat kineze, kështu që tani për tani nuk është ende e qartë nëse mbyllja e shkollave është efektive. /Lajmi.net/