Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik
Ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur t’ia vazhdojë masën e paraburgimit. Në një njoftim të fundit, bëhet e ditur se masa do të zgjatet, teksa vendimi u mor më 10 qershor. Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se mbrojtja nuk paraqiti ndonjë përgjigje ndaj këtij vendimi. ZPS-ja pretendon…
Lajme
Ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur t’ia vazhdojë masën e paraburgimit.
Në një njoftim të fundit, bëhet e ditur se masa do të zgjatet, teksa vendimi u mor më 10 qershor.
Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se mbrojtja nuk paraqiti ndonjë përgjigje ndaj këtij vendimi.
ZPS-ja pretendon se Thaçi “mund të arratiset, pasi është në dijeni të akuzave që ngarkojnë mbi të”, sakaq përmend edhe përpjekjet e tij për të ndërhyrë në procedura.
Gjyqtari Smith po ashtu rikujtoi zgjatjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit deri më 20 korrik.
Kujtojmë se Thaçi u arrestua në nëntor të 2020-tës.