Thaçi: Zherka dha kontribut të madh për gazetarinë

Sot ka vdekur gazetari Lekë Zherka.

Bota

15/06/2019 12:57

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i pikëlluar për vdekjen e gazetarit dhe drejtuesit të shumë mediave në Kosovë.

“Ai dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale”, tha Thaçi.

Ai më tutje tha se bashkëndjen me familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve.

Ky është postimi i tij i plotë:

Më pikëllim mora lajmin për vdekjen e parakohshme të gazetarit dhe drejtuesit të shumë mediave në Kosovë, Lekë Zherka. Ai dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale. Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë me familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve. HTH