Thaçi viziton familjen Muqolli të Drenasit që gjatë luftës iu vranë 40 anëtarë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot familjen Muqolli në Poklek të Drenasit.

Lajme

04/07/2020 19:28

Kësaj familje, gjatë luftës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë, shkruan lajmi.net.

Thaçi ka thënë se gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Në familjen Muqolli në Poklek të Drenasit, së cilës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë më 17 prill 1999. Gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderim dhe respekt i përjetshëm.  /Lajmi.net/