Thaçi, Veseli e Selimi vizitohen në Hagë nga zyrtari i PDK-së

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilaj, ka bërë të ditur se dje ka vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin në Hagë.

Lajme

14/04/2022 08:19

Përmes një postimi në Facebook, Kilaj i ka quajtur ish-krerët e UÇK-së “themelues të Republikës së Kosovës”, transmeton lajmi.net.

“Jo vetëm vepra e tyre por sakrifica e tanishme, qëndresa, morali i pathyeshëm, shpresa e besimi që përcollën te unë, më bënë të ndjehem krenar që pata mundësinë të i njofë në luftë e paqe dhe sot të ua shtrëngoj duart si mik i tyre”, ka shkruar Kilaj në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: