Thaçi uron Malin e Zi: Kjo forcon sigurinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme njëherë zëvendëskryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar Malit të Zi për ftesën e bërë për anëtarësim në NATO.

Lajme
Siç thotë ai, ky është një zhvillim që forcon sigurinë e tërë Ballkanit, përfshi edhe të Kosovës, raporton lajmi.net.
“Kosova tashmë kufizohet me dy shtete të NATO-s ndërsa shumë shpejt edhe Kosova do të fillon rrugëtimin formal në integrimet Euro-Atlantike. Rrugë tjetër dhe opsion tjetër nuk kemi pos boshtit Washington dhe Bruksel”, ka shkruar Thaçi.