Thaçi: Shqiptarët duhet të marrin fatin e të drejtave të tyre në duart e veta

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Maqedoni.

Lajme

02/03/2017 10:03

Thaçi ka thënë se zhvillimet e fundit politike në Maqedoni janë shqetësuese, pasi sipas tij presidenti Ivanov po abuzon me Kushtetutën e këtijk shteti.

“Zhvillimet politike në Maqedoni janë shumë shqetësuese. Presidenti Ivanov abuzoi me Kushtetutën dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore e antishqiptare, që përbëjnë një të tretën e qytetarëve të këtij shteti. Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit”,ka shkruar Thaçi në profilin  tij në “Facebook”.

Më tej ai ka thënë se shqiptarët duhet të marrin fatin e tyre në duart e veta.

“Shqiptarët në Maqedoni janë popull shtetformues dhe Maqedonia duhet të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj. Pa të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, humb kuptimi i funksionimit të shtetit të Maqedonisë. Në fund, shqiptarët duhet të marrin fatin e të drejtave të tyre në duart e veta”, ka përfunduar Thaçi. /Lajmi.net/