Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se, po t’i jepej mundësia të kthente pas kohën, nuk do të ndryshonte në mënyrë thelbësore veprimet e tij gjatë periudhës së rezistencës, shpalljes së pavarësisë dhe sigurimit të njohjeve ndërkombëtare. Në intervistën për Debat Plus, Thaçi është pyetur nëse ka diçka që do ta bënte ndryshe në…

Lajme

20/08/2026 23:42

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se, po t’i jepej mundësia të kthente pas kohën, nuk do të ndryshonte në mënyrë thelbësore veprimet e tij gjatë periudhës së rezistencës, shpalljes së pavarësisë dhe sigurimit të njohjeve ndërkombëtare.

Në intervistën për Debat Plus, Thaçi është pyetur nëse ka diçka që do ta bënte ndryshe në politikë nga ajo që ka bërë në të kaluarën.

“Për kohën e rezistencës për çlirim, shpalljen e pavarësisë apo njohjet nga bota perëndimore, nuk do të ndryshoja diçka substanciale. Por, gjithmonë ka gjëra, të cilat mund të bëhen mirë e mëamirë”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka vlerësuar se, pavarësisht vështirësive me të cilat është përballur Kosova, vendi arriti lirinë dhe pavarësinë në një periudhë relativisht të shkurtër.

“Por, kurrë nuk duhet te harrojmë se populli i Kosovës fitoi lirinë dhe pavarësinë më shpejt dhe më mirë sesa shumë popuj tjerë nëpër botë. Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë. Sikur, të gjithë yjet ishin bashkuar në anën e kauzës kosovare”, ka thënë ai.