Thaçi: Prioritet, tërheqja e investimeve të huaja

Hashim Thaçi thotë se prioritet në mandatin e tij të tretë qeverisës do të jetë tërheqja e investimeve të huaja. Në një takim me biznesmenët shqiptarë që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në SHBA, Thaçi ka thënë se dëshiron po ashtu që ta kthejë “trurin” në Kosovë.

Lajme

18/05/2014 16:00

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi të dielën është takuar me përfaqësues të bizneseve të diasporës në SHBA, ku ka thënë se prioritet në mandatin e tij të ardhshëm do të jetë tërheqja e investimeve nga diaspora dhe “kthimi i trurit”.

“Sot pata kënaqësinë të takohesha me përfaqësues të bizneseve të suksesshme të diasporës sonë në SHBA dhe Europë”.

“Prioritet imi është tërheqja e investimeve nga diaspora dhe kthimi i trurit. Ata u entuziazmuan për Fondin e Punësimit dhe shprehën mbështetjen e tyre të plotë për Misionin e Ri”, ka shkruar Thaçi në Facebook.