Thaçi premton edhe 50 mijë vende të reja pune

500 milion euro investime në bujqësi për katër vitet e ardhshme dhe krijim të 50 mijë vendeve të reja të punës, ka premtuar për fermerët e vendit, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Lajme

24/03/2014 15:15

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka premtuar 500 milion euro investime në bujqësi për katër vitet e ardhshme dhe krijim të 50 mijë vendeve të reja të punës.

Thaçi këto komente i ka bërë, gjatë takimit me rreth 300 prodhues të patates dhe perimeve të tjera në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, i shoqëruar edhe nga  Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci.

Kryeministri Thaçi  ka thënë se bujqësia dhe agrobiznesi do të jetë prioritet kryesor i Qeverisë së Kosovës, raporton KosovaPress.

Ai  tha se investimi prej 300 euro për hektarë toke nga Qeveria e Kosovës, është vetëm fillimi i rritjes së përgjegjësive, angazhimeve dhe zotimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës.