Thaçi po gjykohet në Hagë, por Gërvalla tenton ta bëj fajtor pse VV s’i ka numrat për ta konstituar kuvendin
Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz ka vendosur që të godas ish-presidentin Hashim Thaçi për dështimet koalicionit VV-Guxo-Alternativa për të konstituar Kuvendin. Përkundër që Thaçi ka 5 vite që gjendet në paraburgim në Hagë, zëvendëskryeministrja në detyrë ka vendosur të publikoi një video të para shumë vitesh, nga audio-përgjimet e rastit “Pronto”, shkruan lajmi.net “Një ndihmë…

Lajme
Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz ka vendosur që të godas ish-presidentin Hashim Thaçi për dështimet koalicionit VV-Guxo-Alternativa për të konstituar Kuvendin.
Përkundër që Thaçi ka 5 vite që gjendet në paraburgim në Hagë, zëvendëskryeministrja në detyrë ka vendosur të publikoi një video të para shumë vitesh, nga audio-përgjimet e rastit “Pronto”, shkruan lajmi.net
“Një ndihmë e vogël për të kuptuar arsyet e vërteta të bllokadës në Kuvend.”, ka shkruar ndër të tjera Gërvalla në postimin e saj, duke u munduar të arsyetoj dështimin e koalicionit fitues për të bërë numrat e nevojshëm për të konstituar Kuvendin.
Postimi i plotë:
Fol me Sllobën
Një ndihmë e vogël për të kuptuar arsyet e vërteta të bllokadës në Kuvend.
Një rikujtim për të gjithë ata që kanë harruar si bëheshin koalicionet në të kaluarën.
Një zotim që kjo praktikë e së kaluarës nuk kthehet më./lajmi.net/