Thaçi: Pjesëmarrje shqetësuese e shtetasve të Kosovës në luftërat jashtë vendit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, e ka cilësuar si shqetësuese pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat në Lindjen e Mesme.
Lajme
Gjatë debatit në Kuvend lidhur me miratimin e ligjit për parandalimin e qytetarëve të Kosovës në luftërat jashtë vendit, Thaçi ka thënë se numri i regjistruar i të rinjve nga vendi në këto luftëra është i madh duke krahasuar numrin total të banorëve në vend.
“Këta persona janë një shqetësim për sigurinë tonë kombëtare, me kërcënimin që ata paraqesin pas kthimit duke importuar ideologji radikale dhe mjete të dhunshme me anë të të cilave mund të krijojnë elemente potenciale terroriste”, ka deklaruar Thaçi.
Ai i ka ftuar deputetët që të votojnë këtë ligj, që sipas tij, është modern. Thaçi ka përmendur gjithashtu edhe pjesëmarrjen e Kosovës në aleancën kundër terrorizmit, përkrah shteteve tjera perëndimore.