Thaçi përkujton veprimtarin Fazli Greiçevci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Fazli Greiçevci.

Lajme

17/08/2019 08:40

Ky i fundit u mbyt mizorisht para 55 vitesh në burgun e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, emri i Greiçevcit u bë simbol i flamurit kombëtar.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Para 55 viteve u mbyt mizorisht në burgun e Prishtinës njëri ndër patriotët më të shquar të lëvizjes kombëtare, mësuesi dhe edukatori Fazli Greiçevci. Emri i tij u bë simbol i flamurit tonë kombëtar dhe frymëzim për gjeneratat atdhedashëse që vijuan përpjekjet për çlirimin e Kosovës. /Lajmi.net/