Thaçi përfundoi vizitën tek babai i tij – Mjekët e QKUK-së dalin jashtë objektit ta përshëndesin, njëri prej tyre e përqafon

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me leje nga Gjykata Speciale e Hagës ka ardhur sot në Kosovë që ta vizitoj babanë e tij, i cili po trajtohet në Klinikën Interne të QKUK-së. Vizita e tij ka zgjatur afro katër orë, dhe tani veçse ka përfunduar, shkruan lajmi.net. Gjatë qëndrimit të tij brenda Klinikës Interne, numër…

Lajme

13/03/2025 14:50

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me leje nga Gjykata Speciale e Hagës ka ardhur sot në Kosovë që ta vizitoj babanë e tij, i cili po trajtohet në Klinikën Interne të QKUK-së.

Vizita e tij ka zgjatur afro katër orë, dhe tani veçse ka përfunduar, shkruan lajmi.net.

Gjatë qëndrimit të tij brenda Klinikës Interne, numër i madh i qytetarëve e mediave kanë qëndruar jashtë duke e pritur ta shohin nga afër.

Tani që ka përfunduar vizita, edhe mjekët e QKUK-së kanë dal jashtë ta përshëndesin ish-presidentin Thaçi.

Në një video të publikuar nga lajmi.net, shihen edhe teksa e përqafojnë.

Video: