Thaçi për shërimin e pacientit me koronavirus: I lumtur, me disiplinë dhe kujdes e kalojmë edhe këtë sfidë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i lumtur që Kosova ka të shëruar nga virusi COVID19.

Lajme

26/03/2020 20:46

Ai ka porositur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, duke thënë se me disiplinë dhe rekomandimet e IKSHPK-së e OBSH-së mund të kalohet kjo sfidë.

Ky është postimi i tij:

I lumtur që edhe Kosova tashmë e ka të shëruarin e parë nga virusi COVID19. Me disiplinë, me kujdes dhe duke ndjekur rekomandimet e IKSHP-së & @WHO edhe këtë sfidë do e kalojmë! Mirënjohje të pakufishme për përkushtimin e personelit shëndetësor! #rriNshpi. /Lajmi.net/