Thaçi për njohjen e Kosovës nga Madagaskari: Lajm i shkëlqyeshëm

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tha se njoha nga Madagaskari është lajm i mirë dhe që republika jonë po bëhet gjithnjë e më shumë anëtare e pamohueshme e komunitetit ndërkombëtar.

Lajme

25/11/2017 22:37

“Lajm i shkëlqyeshëm. Madagaskari e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Republika jonë po konfirmohet pak nga pak si anëtare e pamohueshme e komunitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Thaçi.