Thaçi për Holokaustin: Shqiptarët luajtën rol të madh për mbrojtjen e hebrenjve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot viktimat e holokaustit, të cilësuar si njërin ndër krimet më të mëdha kundër njerëzimit ndaj Hebrenjve.

Lajme

26/01/2018 15:47

Thaçi, përmes llogarisë së tij në Twitter ka shkruar se Shqiptarët  kanë luajtur një rol të madh për kalimin e sigurtë të Hebrenjve në Ballkan, dhe se shumë Hebre nga Kosova kanë dhënë një kontribut të madh për Kosovën, transmeton lajmi.net.

“Duke kujtuar ditën e përkujtimit të Holokaustit. Shqiptarët gjithandej Ballkanit kanë dhënë një kontribut të madh në kalimin e sigurt të tyre, ashtu siç dokumenton “Besa” e Norman Gershman.Ne kemi humbur shumë Hebrenj Kosovarë, dhe tani do të kujtojmë prezencën e tyre historike dhe kontributin në tokat tona”, shkruan Thaçi në Twitter./Lajmi.net/