Thaçi për Ditën e Europës: Hapi i parë duhet të jetë liberalizimi dhe lëvizja e lirë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se pikërisht në Ditën e Europës, ndodhet në Berlin për një takim bilateral me kancelaren Merkel.

Lajme
Ai, nga atje ka dhënë edhe një porosi se, Hapi i parë duhet të jetë liberalizimi dhe lëvizja e lirë.
Postimi i plotë i presidentit Thaçi:
Dita e Europës më gjen në Berlin ku kam takim bilateral ne Kancelarën Merkel. Porosia ime është e qartë: jemi vend me mbi 90% përkrahje për Bashkimin Europian dhe vlerat europiane. Tani duhet të punojmë me partnerët në Berlin, Bruksel, kryeqytetet europiane por edhe Uashington, që ëndrra shekullore e popullit të Kosovës të bëhet realitet. Dialogu, pajtimi por para së gjithash puna e sinqertë do të na sjellin në këtë cak. Hapi i parë duhet të jetë liberalizimi dhe lëvizja e lirë!