Thaçi në Marshin e Bardhë në Paris: Po mbrojmë fjalën e lirë
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë më Marshin e Unitetit sot në Paris.

Lajme
Ai ka thënë se përmes këtij marshi, është dëshmuar solidariteti ynë me popullin francez si dhe vendosmëria për mbrojtjen e fjalës së lirë.
“Me anën e marshimit që jam duke bërë bashkë me dhjetëra liderë botërorë dhe qindëra mijëra qytetarë të Parisit, po dëshmojmë solidaritetin tonë me popullin francez si dhe vendosmërinë për të mbrojtur fjalën e lirë dhe vlerat dhe të drejtat universale të njerëzimit. Të mbledhur të gjithë në vendlindjen e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit të 1789, ne po tregojmë se bota e qytetëruar nuk heq dorë nga themelet ku mbështetet dhe nuk gjunjëzohet para terrorizmit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.