Thaçi: Në ditët e ardhshme do të konstituohet Kuvendi
Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ka siguruar përkrahësit dhe votuesit e PDK-së, se do të angazhohen si qeveri e re, në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme
Kryeministri në largim Hashim Thaçi, ka thënë se ne ditët e ardhshme presin konstituimin e Kuvendit. Ai në një shkrim në Facebook, ka shkruar se çertifikimi i rezultateve nga KQZ, ka vërtetuar fitoren e PDK-së, dhe Misionit të Ri.
“Pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ, u vërtetua fitorja madhështore e Partisë Demokratike të Kosovës dhe projektit Misioni i Ri”.
“Ndihem krenar si kryeministër i vendit dhe si kryetar i PDK-së që këto zgjedhje ishin më të mira të organizuara në Kosovë”.
“I falënderoj qytetarët e Kosovës për kulturën e tyre politike në procesin zgjedhor dhe besimin e tyre në projektin fitues Misioni i Ri”.
“Në ditët e ardhshme presim konstituimin e Kuvendit të ri të dalur nga zgjedhjet. Edhe njëherë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë përkrahur MISIONIN E RI se me vendosmërinë më të madhe do të punojmë si qeveri e re, në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetues”.
“Fillimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë Shkup, “Arben Xhaferi”, projekt tjetër historik, ka shënuar fillimin e implementimit të Misionit të Ri”, ka shkruar Thaçi.