Thaçi në “Crans Montana Forum”: Morëm përkrahje për njohje bilaterale dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi i cili po merr pjesë në konferencën e organizuar nga “Crans Montana Forum”, ka prezantuar të arriturat e Kosovës, në ndërtimin e paqes dhe demokracisë.

Lajme
Thaçi, në një postim në Facebook ka thënë se këtë e ka bërë para një audience të madhe dhe të rëndësishme, raporton lajmi.net.
Ai ka thënë se thirrja e tij për njohje bilaterale dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare është përkrahur.
“Thirrja që Kosova të njihet bilateralisht dhe të përkrahet anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare u mirëprit dhe u përkrah”. /lajmi.net.