Thaçi në aksion për bërjen e qeverisë, takon edhe 4 deputetë tjerë minoritarë
E plotësuar: Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, pas takimit me deputetët e grupit parlamentar paszgjedhor 6+, ka takuar edhe katër deputetë tjerë minoritar.

Lajme
Ai ka thënë se, në këtë takim janë pajtuar që institucionet e reja të themelohen pa vonesa.
“Gjithashtu sot zhvillova takime shumë të mira lidhur me angazhimet tona të përbashkëta për themelimin e institucioneve të reja. Në takimet me deputetët Nenad Rashiq, Veton Berisha, Etem Arifi, Adem Hoxha, Emilia Rexhepi u darkorduam që të punojmë bashkërisht që institucionet e reja të themelohen pa vonesa në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe interesat tona shtetërore. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
___________________________
Thaçi kërkon qeveri me bazë të gjerë
Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka takuar deputetët e minoriteteve jo serbe, me të cilët thotë se është pajtuar që bashkarisht të punojnë në tejkalimin e ngërçit politik, ndërsa ka thënë se përkushtimi i tij ngelet një qeveri me bazë sa më të gjerë.
Lideri i PDK-së, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se bashkë me deputetët minoritar, kanë konkluduar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe duhet respektuar.
“Sot takova grupin politik paszgjedhor “6+” dhe biseduam për hapat e mëtutjeshëm për ndërtimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit”.
“Ishte konkludim i përbashkët se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe se i njëjti duhet të respektohet nga të gjitha palët politike”.
“U dakorduam që të punojmë bashkërisht si partnerë të koalicionit aktual për tejkalimin e ngërçit politik dhe institucional. T’i bashkojmë forcat për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë së re ku grupi politik “6+” do të ketë vendin meritor”.
“Përkushtim i imi mbetet ndërtimi i institucioneve me një bazë sa më të gjerë politike. HTH”. (lajmi.net)