Thaçi: Misioni i ri do të jetësohet nga një mazhorancë shumë më e fortë
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, misionin e tij të ri me fokus në zhvillimin ekonomik, sot e prezantoi edhe para qytetarëve të Prizrenit.
Lajme
Thaçi tha se misioni i ri i PDK-së është mision që përfshin zhvillimin ekonomik, që nga ekonomitë familjare bujqësore, deri te zhvillimi i bizneseve në të gjitha fushat ekonomike, që sigurojnë të ardhura.
“Është në interesin e gjithë qytetarëve që t’i bashkohen misionit të ri. Është përtej përkatësive politike dhe në mandatin e ardhshëm ne do të qeverisim me një mazhorancë shumë më solide. Nga një mazhorancë shumë më e fortë, e cila do të mundësojë t’i jetësojmë reformat e programit ekonomik te misioni i ri”, tha Thaçi para prizrenasve.
(KosovaPress)