Thaçi kujton nisjen e autostradës “Arbën Xhaferi”: Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë

Autostrada “Arbën Xhaferi” ishte projekt i qeverisë “Thaçi 2”.

Lajme

29/05/2019 11:05

 

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili si Kryeministër i Kosovës e kishte nisur ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, sot ka publikuar një video përmbledhëse të punimeve për ndërtimin e saj, transmeton lajmi.net.

“Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë. Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Struga kurrë nuk kanë qenë më afër. Ne kurrë nuk kemi qenë më të bashkuar. Autostrada “Arbën Xhaferi”, të cilën e nisëm në 2014-ën, prej sot e hapur për të gjithë!”, ka shkruar Thaçi.

Autostrada “Arbën Xhaferi” ishte projekt i qeverisë “Thaçi 2”. /Lajmi.net/