Thaçi kujton Kongresin e Lushnjës
Kryeministri Hashim Thaçi ka kujtuar Kongresin e Lusnjës, për të cilin ka thënë se mbetet ndër zhvillimet më të rëndësishme historike të shqiptarëve.

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar Kongresin e Lushnjës.
Ai ka vlerësuar se ky Kongres mbetet ndër zhvillimet më të rëndësishme historike të shqiptarëve.
“Sot 94 vjet më parë mbylli punimet Kongresi i Lushnjes, një ndër zhvillimet më të rëndësishme historike të shqiptarëve në përpjekjet e mundimshme për shtet-ndërtim.”
“Për mendimin tim, ky Kongres ka shënuar një ndër arritjet më të mëdha, pasi bëri që të gjithë shqiptarët të bashkoheshin me iniciativën e plotë të tyre dhe pa asnjë aleat të huaj, që të çlironin vendin dhe të hidhnin poshtë kompromisin që arritën Fuqitë e Mëdha në 13-4 janarit 1920 për copëtimin e Shqipërisë.”
“Kaloi një shekull gati dhe jam i dedikuar që populli ynë kurrë më mos të mbetet pa aleatë dhe kurrë më mos të jemi në armiqësi me fqinjët. Projekti ynë i përbashkët Euro-Atlantik i Kosovë dhe Shqipërisë na garanton këtë.”, ka shkruar Kryeministri Thaçi.
Ai, po ashtu, ka postuar këtë foto.