Thaçi: Krimet monstruoze të përdhunimit të grave e vajzave duhet të ndriçohen

Pas kalimit të kompetencave nga ndërkombëtaret tek vendoret, presidenti Kosovës ia ka dorëzuar kryeprokurorit të Kosovës kërkesën për ndriçimin e rasteve të krimeve më monstruoze, përdhunimin e personave, veçanërisht të grave e vajzave gjatë luftës në Kosovës, më 1998-1999.

Lajme

10/10/2016 15:10

“Kjo plagë është mbajtur e heshtur mjaft gjatë. Por, falë guximit të grave dhe vajzave, viktima të këtij krimi, kemi mbledhur mjaft informata për të kuptuar peshën e rëndë të këtij akti kriminal”, ka thënë ai.

“Disa nga këto krime janë trajtuar nga organet ndërkombëtare të drejtësisë por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigjen e merituar”, ka vlerësuar Thaçi.