Thaçi krah Metës në Durrës: Kur Shqipëria është në zi është edhe Kosova
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi ishin në lagjen 18 në Durrës aty ku vijojnë kërkimet nën rrënoja.
Lajme
Gjatë fjalës së tij, Thaçi u shpreh se shqiptarët e Kosovës i janë mirënjohës Shqipërisë e cila hapi për ta dyert 20 vite më parë.
Ai tha se Kur Shqipëria është në zi dhe Kosova është në zi.
“Për ata që janë nën rrënoja do të bëjmë të gjitha përpjekjet e përbashkëta që të kryejnë atë obligim që kemi me pasoja sa më të vogla. Kosova i është mirënjohës Shqipërisë për vitet 98-99 që çdo derë ishte e hapur, edhe sot qytetarët e Kosovës i kanë dyert e hapura për shqiptarët e Shqipërisë. Kur Shqipëria është në zi dhe Kosova është në zi”, tha Thaçi./Lajmi.net/