Thaçi: Kosova dhe BE u takuan sot për MSA-n, marrëveshjen historike

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka përshëndetur takimin inaugurues të Këshillit për Stabilim Asociim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Lajme

25/11/2016 16:12

Siç shkruan ai, sot Kosova dhe BE u takuan në nivel të lartë politik, si dy palë të barabarta për të diskutuar aspektet kyçe të ndërlidhura me MSA-në, marrëveshjen historike që Thaçi thotë se e kanë nënshkruar vitin e kaluar, e cila është themeli i marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës.

“Kjo marrëdhënie duhet të jetë e qartë dhe e bazuar në faktin që reformat sjellin rezultate konkrete. Kosova nuk mund të ecë përpara në mjegull. Reformat e bëra deri më sot dhe ato që do t’i ndërmarrim si pjesë e procesit të integrimit evropian duhet të nënkuptojnë që nesër Kosova të bëhet shtet anëtar i BE-së, ndërsa liberalizimin e vizave, sot”, thekson ai. /Lajmi.net/