Thaçi kërkon ndriçimi e të gjitha vrasjeve politike dhe krimeve të pasluftës në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar po ashtu nga kryeprokurori i Kosovës që vëmendje t’u kushtohet edhe shumë krimeve serioze të kryera menjëherë paslufte apo në vitet më vonë, siç janë vrasja e vëllezërve Bytyçi në qershor 1999, përpjekja për atentat kundër ish-Presidentit Ibrahim Rugova në mars 2005, si dhe vrasja e një numri të personaliteteve publike.

Lajme

10/10/2016 15:21

“Por, edhe rasteve si ai në Grackë të Vjetër në Lipjan, rasti në Gorazhdec të Pejës, ku u vranë dy fëmijë si dhe rasti i sulmit në autobusin e ‘’Nish-ekspresit’’, në afërsi të Podujevës, ku u vranë 14 udhëtarë e 43 të tjerë janë plagosur”, ka shtuar ai, transmeton lajmi.net.