Thaçi – kandidatëve në veri: Punoni për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përgëzoi subjektet politike dhe qytetarët për fushatën e qetë në katër komunat veriore të Kosovës dhe ka uruar një proces të rregullt zgjedhor.

Lajme

19/05/2019 10:13

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit ka thënë se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të suksesshme, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Subjektet politike dhe qytetarët i përgëzoj për fushatën e qetë në katër komunat veriore të Kosovës dhe uroj proces të rregullt zgjedhor. Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të suksesshme. Zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës. Kandidatëve për kryetarë u uroj suksese dhe i ftoj që të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat e tyre. /Lajmi.net/