Thaçi: Ju ftoj të përdorni edhe hashtagun #VotoPDKVoto58

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, në ditën e parë të fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, iu ka bërë thirrje qytetarëve, simpatizantëve, miqve e familjeve të tyre, që t\'i bashkohen Misionit të Ri.

Lajme

28/05/2014 12:32

Kryeministri në largim, i cili po garon për të fituar mandatin e tretë,  ka thënë se pas Pavarësisë dhe Shtet-Ndërtimit, do të vazhdojë me Misionin e Ri – krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Qytetarë të dashur, ju ftoj t\’i bashkoheni Misionit të Ri duke marrë pjesë në tubimet tona në mbarë Kosovën. Sot jemi në Prishtinë në orën 15:30, në Fushë Kosovë në 16:30 dhe Drenas në 17:30. Sillni me vete edhe të afërmit dhe miqtë tuaj”, ka deklaruar lideri i PDK-së, duke i ftuar qytetarët të përdorin edhe \”hashtagun #VotoPDKVoto58\”.

“Tani e dini numrin i cili do të sjell ndryshimet në Kosovë për partinë e cila ka ndryshuar historinë e Kosovës. Pas Pavarësisë dhe Shtet-Ndërtimit, numri 58/PDK është numri që do të sjell zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.