Thaçi iu bën apel për kujdes qytetarëve të Obiliqit, pas rrezikut për vërshime

Kryetari në ardhje i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në lidhje me reshjet e dendura dhe rrezikun për vërshime në disa zona të vendit. Ai ka thënë se ndonëse Obiliqi deri tani nuk është prekur drejtpërdrejt, i ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe vigjilencë, shkruan lajmi.net. “Ju…

Lajme

18/11/2025 21:07

Kryetari në ardhje i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në lidhje me reshjet e dendura dhe rrezikun për vërshime në disa zona të vendit.

Ai ka thënë se ndonëse Obiliqi deri tani nuk është prekur drejtpërdrejt, i ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe vigjilencë, shkruan lajmi.net.

“Ju lus:

Shmangni lëvizjet në zonat me ujëra të grumbulluara.

Respektoni njoftimet e emergjencave dhe institucioneve përgjegjëse.

Kujdesuni për fëmijët, të moshuarit dhe familjet që mund të jenë më të rrezikuara.

Raportoni çdo situatë të dyshimtë te shërbimet përkatëse komunale.

Solidariteti dhe kujdesi i ndërsjellë janë forca jonë më e madhe. Përgjegjësia ime ndaj jush është e përhershme.

Qëndroni të sigurt dhe të informuar”, ka shkruar Thaçi. /Lajmi.net/