Thaçi flet në Forumin Ekonomik Botëror në Gjenevë
Ka filluar punimet Forumi Ekonomik Botëror në Gjenevë të Zvicrës.
Lajme
Në këtë takim dyditor, ku po diskutohet për dialogun strategjik për Ballkanin Perëndimor, liderët e rajonit po diskutojnë rreth modaliteteve për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet politikëbërësve në dobi të një Ballkani të qëndrueshëm.
Përveç presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Edi Rama, në këtë forum po marrin pjesë edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministrja për Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian 2018, Lilyana Pavlova, zëvendëssekretarja e Shtetit dhe zëvendësdrejtoresha Politike në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Krystyna Marty, ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, Miroslav Lajčák, si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.
Në cilësinë e nikoqirëve të këtij forumi janë Klaus Schwab, themelues dhe drejtor ekzekutiv pranë Forumit Ekonomik Botëror, ish-Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Børge Brende, president dhe anëtar i bordit drejtues në Forumin Ekonomik Botëror, si dhe Martina Larkin, Drejtoreshë e Departamentit për Strategji Rajonale, Evropë dhe Azi, si dhe anëtare e komitetit ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror.
Presidenti Brende dhe drejtoresha Larkin janë edhe moderatorë të diskutimeve të liderëve./Lajmi.net/