Thaçi do të përfundojë karrierën politike pas përfundimit të mandatit si president i Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur edhe njëherë deklaratën e tij se do të largohet nga politika pas përfundimit të mandatit si president.

Lajme
Në Rubikon, Thaçi ka thënë se do të largohet nga politika pas mandatit si president, shkruan lajmi.net.
“Unë kam vendosur të largohem pas mandatit tim si president.”, tha Presidenti Thaçi.
Ndër të tjera, Thaçi gjithashtu ka ripërsëritur deklaratat që e lidhin sipas tij Lëvizjen Vetëvendosje me organizatën “Syri i Popullit”.