Thaçi: Dialogu duhet të jetë i pakushtëzuar, taksa nuk duhet të hiqet
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi duke komentuar publikimin e raportit të Komisionit Evropian për Kosovën ku kërkohet heqja e taksës tha se një kërkesë e tillë për Kosovën është e pakuptueshme dhe e palogjikshme.

Lajme
“Taksa nuk duhet të hiqet duhet të qëndrojë, është e pakuptueshme dhe e palogjikshme me kërku sot dikush nga Kosova se si kusht për liberalizimin e vizave është të hiqet taksa apo të ndodhë një asociacion”, u shpreh Thaçi duke thënë se këto të dyja nuk do të ndryshojnë.
I pari i vendit për RTV21 komentoi edhe mospërmendje e liberalizimit të vizave duke thënë se është diskriminim dhe mashtrim i radhës për Kosovën.
Sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave dhe ky proces nuk duhet të kushtëzohet.
Ndërsa sa i përketë dialogut me Serbinë, Thaçi u përgjigj shkurt: Dialogu duhet të jetë i pakushtëzuar, taksa nuk duhet të hiqet.