Thaçi: Çmimin Doctor Honoris Causa ua dedikoj bashkëluftëtarëve të rënë në luftë

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka falënderuar Universitetin e Tiranës, për çmimin Doctor Honoris Causa që do ta marrë këtë të hënë, dhe ka bërë të ditur se atë, ua dedikon bashkëluftëtarëve të rënë në luftë. 

Lajme

10/01/2015 17:47

Thaçi ka thënë se përulet para veprës së atyre që nuk kursyen as jetën për lirinë. 

“Falënderoj Universitetin publik të Tiranës për nderimin e madh që ma kanë bërë duke më ndarë cmimin Doctor Honoris Causa që do ta marr në Tiranë këtë të hënë gjatë vizitës sime bilaterale Shqipërisë”.

“Këtë doktoraturë honorifike me motivacion lirinë una ia dedikoj bashkëluftëtarëve të mi të rënë në luftë”.

“Ne të gjithë përulemi me nderim para veprës së atyre që nuk kursyen as jetën për lirine. Atyre u takojnë lëvdatat më të mëdha, sikurse thotë poeti ynë kombëtar Gjergj Fishta në vargjet e tija:

“e dersa’ t’ ketë n’ detë ujë e ranë,

der’ sa t’shndërisin diellë e hanë,

ata kurr mos u harrojshin,

n’kangë e n’valle veç u këndojshin.” HTH”, ka shkruar ai në Facebook.