Thaçi bisedon me Lajçakun për dialogun: Njohja reciproke, e vetmja formë për paqe në rajon

Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi ka biseduar me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Lajme

02/10/2020 14:09

Me anë të një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë se temë diskutimi e kësaj bisede ishte dialogu dhe rruga e Kosovës drejt BE-së, shkruan lajmi.net.

Ai ka shtuar se Kosova është e përkushtuar për dialog që dërgon në njohje reciproke, që sipas tij është e vetmja formë për paqe afatgjatë në rajon.

“Diskutim i mirë për dialogun dhe rrugën e Kosovës në BE me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Ripërmërnda se Kosova është e përkushtuar në një dialog me njohje reciproke, si formë e vetme e sigurimit të paqes së qëndrueshme dhe afatgjatë në rajon, si dhe përshpejtimit të integrimit evropian”, ka thkruar presidenti. /Lajmi.net/