Tevez: Futbolli më shpëtoi jetën

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez, ka një histori të dhimbshme nga fëmijëria e tij në lagjen Fuerte Apache, ku shumë shokë të tij u vranë, por ai shpëtoi pasi zgjodhi një rrugë tjetër, futbollin.

Sport

13/03/2015 19:23

Pak kush mund të ndihet më me fat që u bë futbollist se sa sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez.

Ai sa herë e përkujton fëmijërinë e tij në lagjen e varfër Fuerte Apache, kujton shokët e vrarë, por brenda vetes ndihet i lumtur që nuk zgjodhi rrugën e tyre.

“Drogë e vrasje, por unë e zgjodha futbollin”, deklaroi Tevez për mediat italiane.

“Futbolli më shpëtoi jetën. Më kujtohen shokët e mi të vrarë në rrugë e sidomos njëri që ishte talent i madh në futboll”, shtoi ai. “Më mungon shumë vendlindja, por fatmirësisht më vizitojnë shpesh familjarët dhe shoqëria”, theksoi ai.