Tëvë1 transmeton hartë ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë

Një hartë e madhe e Evropës dhe Azisë u paraqit në mes të emisionit të teorive të konspiracionit Matrix, në Tëvë1, këtë të hënë. Afër saj, Ilir Kulla, që “analizon” të gjitha zhvillimet gjeopolitike në rajon, Evropë, Azi e botë, u çua në këmbë të shpjegojë lidhjet e Turqisë me vende të ndryshme të rajonit,…

Lajme

13/07/2026 22:18

Një hartë e madhe e Evropës dhe Azisë u paraqit në mes të emisionit të teorive të konspiracionit Matrix, në Tëvë1, këtë të hënë.

Afër saj, Ilir Kulla, që “analizon” të gjitha zhvillimet gjeopolitike në rajon, Evropë, Azi e botë, u çua në këmbë të shpjegojë lidhjet e Turqisë me vende të ndryshme të rajonit, në dritë të Samitit të NATO-s.

Ai mbërriti deri te Sazani i Shqipërisë, duke folur pa e parë hartën skandaloze. Në të nuk figuron askund Kosova. Aty, Republika e Kosovës është pjesë e Serbisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.Net.

Asnjë reagim nuk pati as nga drejtuesi i emisionit, Mehmet Kalisi, i cili qëllon të jetë edhe drejtor i këtij televizioni privat.

Sipas raportimeve mediale, pronarët e këtij televizioni janë shpërblyer së fundi me kompaninë e tyre Telkos, me një tender nga Ministria e Punëve të Brendshme e Qeverisë Kurti.