Teuta tregon se si i priti Adonisi skenat e saj nudo
Skenat nudo të aktores Teuta Krasniqi janë diskutuar gjerë e gjatë, madje ka pasur edhe kritika të ndryshme.

ShowBiz
Shumë njerëz kanë qenë kureshtarë ta dinë reagimin e familjes dhe të rrethit të ngushtë të aktores gjithashtu se cili ka qenë reagimi i bashkëshortit të saj Adonisit rreth zhveshjes së saj në filmin ‘Distant Angel’, transmeton lajmi.net.
Ajo, e ftuar në ‘Express Rozë’ ka treguar se Adonisi e kupton shumë mirë punën që ajo e bën. Ka treguar edhe se xhirimet e filmit kanë filluar ende pa u njohur me të.
“Adonisi e kupton shumë mirë punën tem edhe pse është krejt në nje fushë tjetër. Bile kur ka qenë premiera e mbyllur në Shqipëri kemi qenë bashk. Natyrisht qe i kom tregu, e kemi diskutu edhe e ka marrë diçka normale”, ka thënë ajo.
Pavarësisht komenteve të ndryshme rreth filmit, ajo mbetet jashtëzakonisht e kënaqur me sukseset që ka arritur, dhe ky sipas saj konsiderohet vetëm fillimi. Pasi sipas disa informatave nga regjisorët, ky film veç ka me fillu një rrugëtim nëpër festivale te mëdha botërore dhe kjo e bën edhe më të lumtur dhe të priviligjuar vetë atë si protagoniste./lajmi.net.