Teuta merr vëmendje me imazhin e fundit, ka një mesazh për të gjithë
Teuta Selimi erdhi në top-formë në paraqitjen e radhës.

ShowBiz
Këngëtarja Teuta Selimi këto ditë është goxha aktive në rrjete sociale, në të cilat po sjell imazhe të reja, shkruan lajmi.net.
Së fundi, artistja postoi një fotografi, në të cilën u shfaq e veshur me një fustan të hapur tek këmba dhe bluzë të zezë.
Mesazhi i Teutës sipër këtij imazhi ishte “Gjithmonë të shikojmë në anën e ndritshme të jetës”.
Këngëtarja pranoi komente të shumta nga ana e ndjekësve, të cilët e komplimentonin për pamjen në këtë paraqitje.
Kujtojmë se “Ja fala”, mban titullin projekti i fundit nga Teuta Selimi, të cilin e publikoi në fund të vitit të kaluar. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B-7UnQLHyH4/