Teuta me mesazh romantik për Adonisin në përvjetorin e lidhjes së tyre (Foto)
Sot Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina festojnë përvjetorin e parë të lidhjes.

ShowBiz
Këtë e bëri të ditur vetë aktorja e njohur nëpërmejt llogarisë së saj në Instagram ku ia shpehi edhe njëherë publikisht dashurinë Adonisit, babait të fëmijës së saj të dytë, shkruan lajmi.net
Teuta zgjodhi që në gjuhë angleze t’i shkruaje disa fjalë plot romancë përkrah një fotografie me Adonisin.
“Edhe një vit tjetër për të krijuar kujtime të çmuara së bashku, një tjetër vit për të gjetur gjëra të reja për t’u kënaqur së bashku. Bebi, unë do kaloj përjetësinë duke të dashur ty, duke u kujdesur për ty, duke të respektuar dhe duke të treguar çdo ditë se të mbaj lart po aq sa yjet. Teksa plakemi së bashku, teksa vazhdojmë të ndryshojmë me moshën, është një gjë që kurrë nuk do të ndryshojë… Unë gjithmonë do të vazhdoj të bijë në dashuri me ty. Urime përvjetori shpirt. T’du përgjithmonë… i imi përgjithmonë, Adonis Morina”, ishin fjalët e Teuta Krasniqit.
Dyshja nga dashuria e tyre kanë vajzën e tyre Kaian e Teuta vajzën e parë e ka nga martesa e parë me Bleron. Tara është ambientuar përkrah nënës dhe Adonisit por nuk mungojnë asnjëherë takimet me Bleron./Lajmi.net/