Teuta Krasniqi sjell pamje nga premiera e filmit “Një tregim Prishtine”

Mbrëmë është mbajtur premiera e filmit "Një tregim Prishtine".

ShowBiz

15/03/2019 09:14

Filmi “Një tregim Prishtine” për dy javë rresht do të shfaqet në një nga kinematë kosovare në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Ky film, me skenar të Getoarbë Mulliqi Bojajt, regji të Burbuqe Berishës e me Agron Vulën si producent, prezanton një dramë familjare.

Filmi tregon për vendimet dhe veprimet e Aurorës dhe Benit pas sëmundjes së vajzës së tyre, si dhe përpjekjet që atë, ta dërgojnë për shërim jashtë vendit.

Nga premiera e këtij filmi pamje ka sjell edhe aktorja, Teuta Krasniqi e cila është një nga protagonistet kryesore të “Një Tregim Prishtine”.

“Një mbrëmje shumë e bukur ??? Premiera e filmit “Nje tregim Prishtine” nga Burbuqe Berisha ❤️❤️❤️”, ka shkruar Krasniqi në Instagram. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvAXeLsAExk/