“Ndërkohë, buxheti për barnat onkologjike është rritur nga 8 milionë në 22 milionë euro. Tani, kësaj pune po i shtohet edhe plani i veprimit për skriningun e kancerit të gjirit, i hartuar për herë të parë nga Ministria e Shëndetësisë me përfshirjen e tri niveleve të kujdesit shëndetësor. Në kuadër të tij parashihet funksionalizimi i kabineteve radiologjike nëpër komuna, bashkë me 8 mamografë të rinj statikë digjitalë”, tha ajo. /Lajmi.net/
“Tetori Rozë” nis në Kuvend, Haxhiu prezanton masat për luftimin e kancerit të gjirit
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka folur në hapjen e fushatës “Tetori Rozë” në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka thënë se kjo fushatë këtë vit po hapet pikërisht në Kuvend, në shtëpinë ku miratohen ligjet dhe ndahet paraja publike, shkruan lajmi.net. “Këtu na takon që nevojave të grave t’u japim vendin që e…
Lajme
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka folur në hapjen e fushatës “Tetori Rozë” në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka thënë se kjo fushatë këtë vit po hapet pikërisht në Kuvend, në shtëpinë ku miratohen ligjet dhe ndahet paraja publike, shkruan lajmi.net.
“Këtu na takon që nevojave të grave t’u japim vendin që e meritojnë dhe të sigurojmë mjetet për kujdesin që atyre ju duhet. Vitin e kaluar në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit, secili rast ka hyrë në jetën e dikujt që deri atëherë kishte shqetësime të tjera. Në punë, në shtëpi, plane të pambaruara, për të ardhmen. Papritur, shumëçka është dashur të presë. Gjatë këtyre viteve janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, që nga viti 2023 mamografia ofrohet pa pagesë në shëndetësinë publike, po nga ai vit edhe rikonstruksioni i gjirit ofrohte pa kosto dhe pa listë pritjeje”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se në vitin 2024 është siguruar aparatura “Sentinel”, që ka thënë se ndihmon në identifikimin e nyjave limfatike që duhen vlerësuar dhe ka thënë se mundëson raste të përshtatshme shmagien e ndërhyrjeve më të gjera në to.