Tetë vatra zjarri në Shqipëri, shtatë mbeten aktive
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) informoi të hënën se në orët e fundit janë shfaqur tetë vatra zjarri në të gjithë vendin. Nga këto, një është shuar, ndërsa shtatë mbeten ende aktive. Zjarri në fshatin Vashtëmi, në bashkinë Maliq, është vënë nën kontroll dhe është shuar plotësisht. Megjithatë, situata mbetet shqetësuese në disa zona…

Lajme
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) informoi të hënën se në orët e fundit janë shfaqur tetë vatra zjarri në të gjithë vendin. Nga këto, një është shuar, ndërsa shtatë mbeten ende aktive.
Zjarri në fshatin Vashtëmi, në bashkinë Maliq, është vënë nën kontroll dhe është shuar plotësisht. Megjithatë, situata mbetet shqetësuese në disa zona të tjera.
Sipas AKMC-së, vatrat e zjarrit janë ende aktive në:
Gurë-Lurë, bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), ku zjarri po izolohet dhe është nën kontroll.
Mali i Allushit, bashkia Klos.
Skërficë, bashkia Delvinë, ku efektivët zjarrfikës dhe Forcat e Armatosura po punojnë thellë në zonën e djegur për të izoluar vatrat e mundshme.
Bolenë, bashkia Himarë.
Gumenicë, bashkia Selenicë.
Dhorës, bashkia Skrapar.
Lusën, bashkia Kukës.
Në terren janë angazhuar mbi 25 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës të shërbimit pyjor dhe mjete zjarrfikëse, të cilët po punojnë në koordinim të plotë me autoritetet vendore për të vënë situatën nën kontroll.
Agjencia e Mbrojtjes Civile u bën thirrje banorëve që të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re./rtsh