Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje. Sipas Policisë, raste kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Dragash, Deçan dhe Vushtrri. Rastet e raportuara sipas Policisë së Kosovës: Prishtinë / 15.07.2024 – 02:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se djali i tij e…

Lajme

16/07/2024 09:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Sipas Policisë, raste kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Dragash, Deçan dhe Vushtrri.

Rastet e raportuara sipas Policisë së Kosovës:

Prishtinë / 15.07.2024 – 02:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se djali i tij e ka ofenduar dhe ka tentuar që ta godasë me shufër metalike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 15.07.2024 – 14:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë / 15.07.2024 – 19:25. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte Sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ferizaj / 14.07.2024 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj / 14.07.2024 – 22:30. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se e ka kanosur dhe ka ushtruar dhune psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dragash / 15.07.2024 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull /goran pasi që i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër gorane. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Deçan / 15.07.2024 – 14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri / 15.07.2024 – 08:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke i keqtrajtuar fëmijët e tij dy vajzat femra kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/