Tetë persona synojnë pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

Posti i kryeprokurorit të shtetit është bërë i lakmueshëm për shumë persona. Për ta marrë këtë post pas pensionimit të kryeprokurorit aktual, Ismet Kabashi, kanë kandiduar tetë persona.

Lajme

19/05/2014 09:44

Shumica nga kandidatët janë kryeprokurorë të prokurorive themelore dhe prokurorë të shtetit.

Në garë kanë hyrë kryeprokurori i Prokurorisë të Prizrenit – Sylë Hoxha, ai i Pejës – Agron Galani, i Mitrovicës – Jetish Maloku, i Mitrovicës – Shyqri Syla, i Prishtinës – Aleksandër Lumezi, pastaj nga Prokuroria Speciale – ALi Rexha dhe Laura Pula si dhe Jusuf Mejzini.

Këto të dhëna i ka konfirmuar për “Tribunën” zëdhënësi i Këshillit Prokurorial, Ekrem Lutfiu.

“Më datën 5 gusht Kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, mbush moshën 65 vjeçare. Në pajtim me Ligjin e Punës me këtë datë duhet të pensionohet, rrjedhimisht me këtë datë përfundon mandatin e kryeprokurorit të shtetit”, tha Lutfiu.