Tetë medalje të arta për xhudistët e Kosovës në ditën e parë të Kampionatin Ballkanik

Sportistët e Kosovës vazhdojnë shkëlqimin në xhudo. Xhudistët e Kosovës fitojnë tetë medalje të arta në garat individuale në Kampionatin Ballkanik të Xhudos, i cili po zhvillohet në Pejë. Përzgjedhësi i Kosovës, Driton Kuka nuk e ka fshehur kënaqësinë për suksesin e arritur. “Medaljet e fituara në vendlindje peshojnë më shumë!”, ka shkruar ai në…

Sport

02/09/2023 21:22

Sportistët e Kosovës vazhdojnë shkëlqimin në xhudo.

Xhudistët e Kosovës fitojnë tetë medalje të arta në garat individuale në Kampionatin Ballkanik të Xhudos, i cili po zhvillohet në Pejë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Driton Kuka nuk e ka fshehur kënaqësinë për suksesin e arritur. “Medaljet e fituara në vendlindje peshojnë më shumë!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Nikoqire e Kampionatit Ballkanik 2023 është Kosova, ndërsa po marrin pjesë Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria, Qipro, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia.